Lajme

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Qendra-COVID-19

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 25 persona kanë rezultuar pozitivë me virus nga gjithsej dy mijë e 370 testime të kryera.

Testet për COVID-19

Ndërkaq, numri i të shëruarve është shënuar më i lartë. 362 qytetarë kanë rezultuar të shëruar nga infektimi me Coronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156 mijë e 33.

Me këtë rast ka shënuar ulje edhe numri i rasteve aktive, i cili ka rënë në një mijë e 335.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës. Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com