Lajme

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 9 raste të reja pozitive

Ambulanca për COVID-19

Një person i infektuar me COVID-19, ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në njoftimin e të cilës thuhet se edhe nëntë raste të reja kanë rezultuar pozitive gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 575 mostra të marra për testim.

Nga ana tjetër, janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 405, duke lënë vetëm 152 raste aktive me COVID.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës. Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com