Lajme

Një i vdekur e tetë raste të reja me COVID-19

Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar tetë raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1 mijë e 742 testime.

Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 914.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 314.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE REPUBL KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE 14.12.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève 2.892 Të vaksinuar me dozën e dytë 773.633 Të vaksinuar me dozën parë 874.041 Numri total dozave të administruara E MARTE 1.647.674 14.12.2021 し楽 Numrii testimeve 1.742 Raste pozitive 8 Të shöruar 16 Raste të vdekjes Raste aktive Pozitiviteti irasteve 314 0.45%'

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 892 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që marsi – kur në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit – janë dhënë 1 milion e 647 mijë e 674 doza të vaksinës.

Prej tyre, 773 mijë e 633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com