Një i vdekur e 41 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë
Publikuar:
(06.10.2021 15:02:10)

Një person ka vdekur, ndërsa 41 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar ditën e mërkurë në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 2.777 testime.
Janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.
Në total numri i rasteve aktive është 1.737.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.
Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com