Një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(29.01.2023 13:04:54)

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket situatës më COVID-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj kohe është shënuar një rast i vdekjes si dhe janë shënuar tri raste të reja.
Megjithatë, janë shëruar 15 persona si dhe të hospitalizuar gjashtë të tjerë.
Aktualisht në Kosovë janë edhe 64 raste aktive me COVID-19.
/Shqip.com