Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në Rahovec
Publikuar:
(25.07.2022 15:21:25)

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në drejtimin Rahovec-Xërxë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Po, është aksident me fatalitet. Dy automjete të përfshira, drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira ka vdekur si pasojë e lëndimeve”, ka thënë Graishta.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës afër depos “Haxhijaha” dhe të përfshira janë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një furgon VW./Shqip.com