Lajme

Një i vdekur dhe 720 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

QKUK

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se është shënuar një rast i vdekjes nga Coronavirusi.

Ndërsa, nga 4 mijë e 785 testime të kryera, 720 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës.

Test për COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në total numri i rasteve aktive është 5.678./Shqip.com