Një i vdekur dhe 482 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur ndërsa 482 të tjerë janë infektuar me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë bërë 3068 testime për këtë virus.
Ndërkaq, janë shënuar 311 të shëruar.
Nga kjo ministry, kanë bërë apel që qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit./Shqip.com