Një i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
Publikuar:
(18.04.2022 17:59:51)

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit nga Coronavirusi ndërsa 18 raste të reja janë shënuar në Maqedoni të Veriut gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu janë shëruar edhe 231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298,532 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 308,620.
Ndëresa, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 9,262 persona./Shqip.com