Lajme

Një i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin ditor ku në 24-orët e fundit është shënuar një i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19, shkruan Shqip.com.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i MSh-së, rastet e reja janë regjistruar nga gjithsejt një mijë e 351 testime të marra për testim.

Ndërkaq, 17 qytetarë të tjerë të infektuar deri tani, janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1587 mijë e 521 , ndërsa rastet active kanë rënë në 427.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.

Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Shqip.com