Lajme

Një i burgosur sulmon dy të tjerë në Dubravë

Qendra Korrektuese në Dubravë

Një i burgosur në Dubravë i ka sulmuar fizikisht dy të tjerë duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Siç raporton policia, i dyshuari ka pranuar fajësinë.

“Qendra Korrektuese Dubravë 17-18.11.2022 – 18:35-10:20. Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull  kosovar ka kryer veprat e lart-cekura. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

/Shqip.com