Lajme

Një grua nga Fushë-Kosova njofton policinë se ish i fejuari ia ka shpërndarë fotot intime

Ilustrim
Ilustrim

Një grua në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici ish të fejuarin e saj, pasi që ky i fundit shpërndau fotografi intime të saj tek familjarët e ankueses.

Rasti ka ndodhur më 6 janar, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë PK-ja, teksa ka thënë se më pas ai është liruar me procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime të familjarët e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com