Lajme

Një grua në Gjilan ngacmohet seksualisht nga taksisti

Ilustrim

Një grua nga Gjilani raportoi se taksisti e kishte ngacmuar seksualisht pasi e kishte dërguar në një vend të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 05:15.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.

/Shqip.com