Lajme

Një grua gjendet pa shenja jete në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një grua, shtetase e huaj, është gjetur sonte pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë  km i 24-të,  patrulla  policore e autostradës,  ka vërejtur një person  të shtrirë   në rrugë (shiritin emergjent).  Policia ka  njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se “në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, përfundoi Krasniqi.

/Shqip.com