“Një gotë për Istref Begollin” në Teatrin Kombëtar
Publikuar:
(04.05.2023 11:28:12)

Teatri Kombëtar i Kosovës, do të përkujtojë aktorin Istref Begolli, në 90 vjetorin e lindjes dhe 20 vjetorin e vdekjes.
Aktiviteti ‘Një gotë për Istref Begollin” do të mbahet të premten, më 5 maj në Teatrin Kombëtar, tashmë te Platoja e Pallatit të Rinisë.
Sipas njoftimit të teatrit, aktiviteti nis në ora 18:00.
“Me rastin e shënimit të 90-vjetorit të lindjes dhe 20-vjetorit të vdekjes së tij, Teatri Kombëtar i Kosovës, me mbështetjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju fton të bashkoheni për të kujtuar veprën e një prej aktorëve më të shquar në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Istref Begolli”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com