Një finale me Olta Gixharin, Luizi tregon se si do të ishte
Publikuar:
(30.04.2023 21:00:26)

Finalistët e Big Brother VIP Albania, kanë realizuar të dielën e fundit e Big Brother Radio.
Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro kanë intervistuar dy prej banorëve të BB VIP, Efin dhe Luizin.
Ndërkaq, Luizin e kanë pyetur se si do të ishte një finale me Olta Gixharin.
“E fortë dhe shumë kënaqësi”, u shpreh këngëtari. Ai tha disa herë që do e donte Oltën në finale.
Madje sipas tij, në këtë finale, në vend të Deas dhe Kristit, duhet të ishin Olta dhe Kejvina.
/Shqip.com