Një fëmijë rrëzohet nga shkallët e një klinike në QKUK
Publikuar:
(19.07.2021 13:50:20)
Një fëmijë është rrëzuar të hënën nga shkallët e një klinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I njëjti ka marrë lëndime trupore dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në klinikën përkatëse.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai bëri të ditur se në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë, por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari.
“Aktualisht fëmijës është duke iu ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci./Insajderi.com