Një e mitur vdes në QKUK – nisin hetimet
Publikuar:
(15.02.2022 09:08:02)

Një e mitur ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rastin në polici e ka raportuar të hënën e 14 shkurtit familjari i saj, sipas të cilit viktima aty ishte duke u trajtuar që tri javë.
“Prishtinë, 14.02.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë”.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”./SHQIP.com