Lajme

(E përditësuar) Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri (VIDEO)

Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri
Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri

(E përditësuar)

Një objekt i madh ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo që është në afërsi të kompanisë ELKOS.

Gashi ka thënë se tashmë Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit derisa ka shtuar se ende s’kanë informacione nëse ka persona të lënduar.

“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë Fadil Gashi për Shqip.com.

Së paku 8 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin ngjitur me ELKOS-in.

Pacientët janë duke u trajtuar në spital dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.

Kjo është konfirmuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Ndryshe, Ramiz Kelmendi, pronar i objektit i cili u përfshi nga zjarri në Pejë, është deklaruar në lidhje me incidentin.

Ai në një prononcim për Klankosova ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.

Zjarri e ka përfshirë depon sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtor nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi.

/Shqip.com