Një 30 vjeçar vdes pasi goditët nga rrëzimi i drunjëve në Prishtinë
Publikuar:
(06.06.2022 15:53:40)

Një 30 vjeçar ka vdekur pasi i njëjti është goditur nga një drunj që është rrëzuar nga moti i ligë në Prishtinë.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se bashkë më të edhe një grua është lënduar rëndë.
Ajo është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Policia është duke qëndruar në vendin e ngjarjës./SHQIP.com