Lajme

Një 20-vjeçare nga Gjakova vdes nga COVID-19

LAJMI I FUNDIT

Një 20-vjeçare nga Gjakova, R.H., ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Shqip.com.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e viktimës nëpërmjet postimeve në Facebook, teksa kanë kërkuar që të ketë kujdes në respektimin e masave kundër COVID-19.

“Rumejsa, një vajzë në të 20-tat sot e humbi jeten nga Covid -19. Ngushëllime familjes! Kujdes,vendosni maskat, mbani distancë. Virusi vret!”, thuhet në postimin e familjares.

Po ashtu, u bë e ditur se varrimi i saj do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Familjarët kanë bërë të ditur se viktima, gjatë kësaj jave kishte humbur edhe babain e saj i cili kishte ndërruar jetë.

Ndryshe, të premten janë shënuar 16 raste të vdekjes dhe dy mijë e 98 raste pozitive me COVID-19. /Shqip.com