Lajme

Nitaj: Zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen, fushata do të jetë 5 ditë

Anëtari i AAK-së

Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, pas takimit konsultues me presidenten, Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen, njofton Shqip.com.

Ai tha se ky porpozim është marrë pasi që nuk kishte consensus nga partitë që të shtyhen zgjedhjet.

“Nuk pati pajtim midis partive politike. Kështu që që zgjedhjet do të mbahen në ditën që ka qenë e caktuar. Presidentja tha se pa konsensus politik nuk mund të marrë vendim dhe të shtyjë zgjedhjet me vendim të saj. Kurti tha se dëshiron të shtyjë zgjedhjet por nuk do të impononte vendimin e tij”, tha ai.

Po ashtu, Nitaj konfirmoi se fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm pesë ditë.

“Fushata zgjatë 5 ditë”, shtoi ai.

Ndryshe, krerët e partive politike në vend kanë zhvilluar një takim me presidenten, Vjosa Osmani, lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, për shkak të gjendjes së rënduar me pandeminë.

Ky takim është thirrur nga presidentja Osmani, teksa të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, i ka rekomanduar asaj që të shtyjë datën e mbajtjes së zgjedhjeve për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus./Shqip.com