Nisma Socialdemokrate mban Konventën Politike
Publikuar:
(30.10.2022 09:36:56)

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme pritet të mbajë Konventën Politike.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Nisma.
“Ju njoftojmë se, sot, datë 30 tetor 2022 (E Diel), do të mbahet Konventa Politike e Nismës Socialdemokrate. Kjo Konventë Politike do të mbahet në “Hotel Emerald”, duke filluar nga ora 14:00”, thuhet në njoftim.
Nisma Socialdemokrate nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë me 14 shkurt të vitit 2021, kjo parti nuk arriti që ta kalonte pragun.
/Shqip.com