Nisin hetimet për platformën e kriptomonedhave
Policia e Hong Kongut po heton akuzat për mashtrim kundër platformës së tregtimit të kriptomonedhave JPEX pasi investitorët u ankuan se kanë humbur rreth për 166 milion dollarë.
11 persona, duke përfshirë influencues të njohur, u arrestuan këtë javë pas ankesave të paraqitura nga rreth 2,000 njerëz. Javën e kaluar, Komisioni i Letrave me Vlerë të Hong Kongut (SFC) zbuloi se JPEX me bazë në Dubai kishte funksionuar pa licencë për tregtimin e aseteve virtuale.
Platforma, nga ana tjetër, tha se ishte “përpjekur për të përmbushur” kërkesën e cila hyri në fuqi në qershor të këtij viti, por përpjekjet e saj u hodhën poshtë nga Komisioni.
Shumë nga ankuesit janë investitorë pa përvojë të cilëve iu premtuan kthime të larta monetare, tha policia.
Prej kohësh ka pasur shqetësime për kriptovalutat për shkak të mungesës së rregullave dhe mbikëqyrjes së tyre nga bankat qendrore.
/Shqip.com