Nis sot fushata për informim për liberalizim të vizave
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.
Fushata do të lansohet në Sheshin “Skënderbeu“ me fillim nga ora 13:00, ku lansimin do ta bëjë kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është marrja e informacioneve të nevojshme për të kuptuar plotësisht të drejtat tuaja në lidhje me udhëtimin në zonën Shengen.
Ndryshe, nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.
/Shqip.com