Sport Ndërkombëtar

Nis pas pak ndeshja e radhës e “Bad News Eagles”, përballjen mund ta shikoni direkt këtu

“Bad News Eagles” e ka shënuar mbrëmë një fitore historike.

Ekipi nga Kosova ka arritur ta mposhtë “FaZe” që njihet si ekipi më i fortë në botë në CS:GO.

Kështu, “BNE” do ta vazhdojë sot tutje rrugëtimin në “Legends Stage”.

Sot, ekipi shqiptar do ta zhvillojë “betejën” e radhës.

Ekipi shqiptar përballet me NAVI – një prej skuadrave më të forta në botë, që tani pozicionohet në vendin e katërt.

Kjo sfidë fillon pas pak minutash, derisa mund ta ndiqni direkt.

/Shqip.com