Nis largimi i barrikadave në Rudarë
Publikuar:
(01.08.2022 11:46:33)

Ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në fshatin Rudarë.
Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica.
Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.

Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë./Shqip.com