Nipi i Adem Jasharit, kapiten të Përfaqësuesja U-17 e Kosovës
Publikuar:
(07.10.2021 11:41:12)

Famlija Jashari tani e ka edhe një emër të ri që i prezanton ata në mënyrë të denjë.
Nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Igball Jashari është duke shkëlqyer me Përfaqësusen e Kosovës U-17, shkruan Shqip.com.
Të mërkurën, Igballi në krahun e tij të majtë e barti shiritin e kapitenit dhe dha maksimumin që Kosova të shënojë fitore me rezultat minimal 0-1 në udhëtim ndaj Austrisë.

Kjo ishte ndeshja e parë, në kuadër të kuafikikeve për Kampionatin Evropian “Euro 2022”.
Kosova është pjesë e Grupit 9, ku bëjnë pjesë edhe Slovenia, Austria dhe Ishujt Faraoe.
Aktualisht, Dardanët e rinjë janë në vendin e dytë në grup me tre pikë, aq sa ka edhe Sllovenia që është lidere./Shqip.com