Lajme

Nimani: Albin Kurti nuk ka me thy unitetin e SBASHK-ut

SBASHKU

Përfaqësuesi i Këshillit Grevist të SBASHK’ut, Zenun Nimani, ka kritikuar qasjen e kryeministrit, Kurti ndaj grevistëve.

Ai ka thënë se kryeministrit i mungon dialogu.

“Një prononcim i tij para mediave të dielën ka shkaktuar tmerr, indinjatë të madhe në anëtarësinë e SBASHK-ut kur thotë sindikata e PAN-it… Nuk e di çka ka mendu”, deklaroi Nimani në T7.

Ai ka thënë se Kurti nuk do të thejë unitetin e SBASHK-ut.

“Inati ka pas çdo herë mes SBASHK-ut dhe Qeverisë, jo vetëm kësaj. Që 10-12 vite, në SBASHK ka unitet të mirëfilltë. Nuk ka me thy Albin Kurti as kërkush hiç besoj”, tha Nimani.

Përfaqësuesi i Këshillit Grevist të SBASHK’ut, Zenun Nimani

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com