Ngritët aktakuzë ndaj gjashtë personave, dyshohet se kultivuan lëndë narkotike

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj.
Gjashtë personat e akuzuar dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., gjatë muajit korrik 2022, në fshatin Kovaq, Komuna e Zubin Potokut, në bashkëpunim janë marrë me kultivimin e bimëve narkotike, në një laborator të improvizuar brenda shtëpisë të njërit nga të pandehurit, ku pas një pune intensive hetimore të policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është arritur deri tek zbulimi i kryerësve të veprës penale të lartcekur, arrestimi i pandehurve, konfiskimi i sasisë narkotike, mjeteve për kultivimin e saj, si dhe pajisjeve ndihmëse”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime të pandehurit D.Gj, D.T, N.N, LJ.M, K.Gj dhe B.Gj., duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të KPRK- së lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së.
/Shqip.com