Lajme

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Këto janë ngjarjet kryesore që do të zhvillohen sot:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë shkollën fillore “Faik Konica”, ora 08:30.

Zv.kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ora 09:15.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) bën prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në përformancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë, ora 09:45.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj organizojnë performancën që ka të bëj me shprehjen e pakënaqësisë karshi neglizhencës së institucioneve shtetërore lidhur me kërkesat e banorëve të kësaj lagje, ora 10:00.

Kuvendit Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë, ora 11:00.

Komuna e Malishevës organizon ligjeratë për trashegiminë kulturore me të rinjtë, ora 12:00.

Vihet gurthemeli e shtatores së heroit  të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit dhe tribunit të kombit, Ramiz Cernica, ora 12:00.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari, ora 12:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie, ora 13:00.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me reformën dhe agjendën legjislative në MPJD, ora 14:00.

Komuna e Malishevës përuron librin “Dora e Shpresës” e autorës Lule Telaku, ora 14:00.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bën hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ora 18:00.

/Shqip.com