Ngacmohet sekusalisht një vajzë në Pejë
Publikuar:
(28.09.2022 10:00:34)

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se sa ishte duke ecur rrugës është ngacmuar seksualisht nga një person.
Siç bëhet e ditur në Policinë e Kosovës, i dyshuari ishte i panjohur për viktimën.
“Raportohet se viktima femër kosovare derisa ishte duke ecur nëpër një rrugicë, nga një person mashkull i pa njohur për viktimën, është ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si me lartë”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Shqip.com