Nga sot të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të caktojnë termin për vaksinim
Publikuar:
(13.07.2021 19:31:52)

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot, e martë, të gjithë qytetarët mbi moshën 18-vjeçare mund të caktojnë termin për vaksinim kundër COVID-19 dhe se një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe në versionin live, përcjell Shqip.com.
Nga MSH-ja po ashtu kanë bërë të ditur hapat për caktimin e terminëve.
Po ashtu, është aktivizuar linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
2. Për informata rreth vaksinës
3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit
/Shqip.com