Nga sot mundësohet nënshkrimi dhe identifikimi elektronik në Kosovë
Publikuar:
(17.01.2023 15:27:48)

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se nga tani nënshkrimi dhe identifikimi elektronik janë valid.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli njoftoi se ky digjitalizim është i rregulluar me rregullore të veçanta të transpozuara nga Direktiva Evropiane.
“Nga tani identifikimi dhe nënshkrimi elektronik janë valide dhe te rregulluara me rregullore te veçanta të transpozuara nga Direktiva Evropiane. Bizneset, institucionet e qytetarët do ta kenë mundësinë që t’i përshpejtojnë procedurat e nënshkrimit të dokumenteve pa pasur nevojë për takime fizike”, shkroi Rizvanolli.
Tutje, Rizvanolli ka thënë se kjo thjeshtë mund të bëhet nga telefoni, tableti apo kompjuteri ku do që ndodheni.
/Shqip.com