Nga sot certifikata e pronës në Prishtinë mund të nxirren edhe online
Publikuar:
(24.10.2022 21:54:41)

Që nga dita e sotme certifikata e pronës në Komunën e Prishtinës mund të nxirret edhe online.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku.
“Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj se që nga sot në shërbimin eKosova është lansuar shërbimi online për nxjerrjen e certifikatës së pronës” ka shkruar Lushtaku.
Ky është linku ku mund të shkarkohet certifikata e pronës në Komunën e Prishtinës.
/Shqip.com