Nga ky muaj pagesa për tatimin në pronë në Komunën e Prishtinës do të bëhet online
Publikuar:
(13.03.2023 22:26:08)

Nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore do të bëhet online.
Kështu ka bërë të ditur Donat Lushaku, Drejtor i Kadastrës në Komunën e Prishtinës.
“Bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal (Agjenci Kadastrale-Administratë Tatimore-Drejtori e Kadastrit) në kuptimin pozitiv e përmbajtësor sjell gjithnjë rezultate të mira.Tashmë nga ky muaj regjistrimi dhe çregjistrimi i barrës tatimore do të bëhet ONLINE, pra në mënyrë digjitale”, ka bërë të ditur Lushaku.
Ndryshimet e tilla në shërbim të qytetarëve përveç se janë domosdoshmëri, të njëjtat përfaqësojnë edhe lehtësim procedural e administrative, ka shtuar më tutje Lushaku.
/Shqip.com