Nga 30 deri në vendin e 11 – renditja e futbollistëve sipas “France Football”

Topi i Artë do ndahet – pas disa minutave.
Ndërsa, paraprakisht “France Football” ka publikuar listën e futbollistëve nga vendi i 30 deri në vendin e 11.
Në vendin e 11-të është sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland.
Sulmuesi i Dortmundit ishte fenomenal në sezonën e kaluar, ndërsa shënoi 27 gola, në 28 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga.
Formë të lartë është duke kaluar edhe në këtë sezonë, ku ka shënaur dhjetë gola në shatë paraqitje, ani pse ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë.
Në vendin e 12-të është Romelu Lukaku, i cili u shpall kampion i Series A, me Interin.
Me neurzaurët, ai shënoi 24 gola në 26 ndeshje, duke qenë një nga më meritorët për fitimin e titullit.
Lista e plotë:
29 – Luka Modric, Cesar Azplicueta
26 – Ruben Dias, Gerard Moreno, Nicolo Barella
25 – Phil Foden
24 – Pedri
23 – Harry Kane
21 – Lautaro Martinez, Bruno Fernandes
19 – Mason Mount
18 – Simon Kjaer
17 – Luis Suarez
16 – Neymar
15 – Raheem Sterling
14 – Leonardo Bonucci
13 – Giorgio Chiellini
12 – Romelu Lukaku
11 – Erling Braut Haaland
Ndëra, në garë për vendin e parë janë: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Karim Benzema, Kylian Mbappe, N’Golo Kante, Jorginho, Kevin de Bruyne, Mohammed Salah dhe Gianluigi Donnarumma.
Favoritët kryesorë sipas shumë mediave evropiane janë Messi dhe Lewandowski./Shqip.com