Nga 2742 kontrolle, KEDS zë 200 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike

KEDS ka njoftuar se për një javë ka kapur rreth 200 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEDS ka bërë me dije këto raste do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.
Njoftimi i plotë nga KEDS:
Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
Në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike.
Prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.
/Shqip.com