Lajme Ballkan

Nga 14 shtatori ndryshojnë masat për të hyrë në Mal të Zi

Lehtësohen masat anti-COVID në Malin e Zi

Nga 14 shtatori do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID’19 në Malin e Zi, përcjell Shqip.com.

Ministrja malazeze e Shëndetësisë, Jelena Boronoviç ka njoftuar se të gjithë personat që duan të hyjnë në Mal të Zi, duhet të paraqesin një vërtetim që kanë kalaur 14 ditë nga rivaksinimi me dozën e dytë ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi me dozën e parë.

Po ashtu, udhëtarët duhet të paraqesin një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv që i kanë kaluar së paku 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë.

“Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit. Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Shqip.com