Neymar pritet të dalë në gjyq për mashtrim, për transferimit nga Santos te Barcelona

30-vjeçari, Neymar po përballet me akuza për korrupsion së bashku me ish-presidentët e Blaugrana-s, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.
Ylli i Paris Saint-Germain do të dalë në gjyq për mashtrim të dyshuar në lidhje me transferimin e tij te Barcelona nga Santos.
Është raportuar se dy nga ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, janë gjithashtu të akuzuar nga prokuroria e Katalonjës, shkruan BBC.
Grupi brazilian i investimeve DIS ka konfirmuar se Neymar do të dalë në gjyqë më 17 tetor – katër javë para fillimit të Kupës së Botës 2022 në Katar.
Barcelona nënshkroi Neymar nga Santos në korrik 2013, me klubet që deklaruan se marrëveshja ishte me vlerë vetëm 17.1 milionë euro (14 milionë £/17 milionë dollarë).
Megjithatë, DIS, i cili zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar gjatë kohës së tij në Santos, besonte se shumë më tepër para ishin përfshirë në marrëveshje.
Barcelona kishte paguar 7.9 milionë euro të tjera për të drejtat preferenciale të tre yjeve të rinj të Santos, Victor Andrade, Gabriel Barbosa dhe Giva, dhe 40 milionë euro të tjera për N&N – një kompani në pronësi të Neymar dhe familjes së tij.
DIS ka pretenduar se duhet të kishte fituar shumë më tepër para në marrëveshje dhe bëri ankesën e saj fillestare në 2015, duke çuar në hetim.
Prokuroria po kërkon një dënim me dy vjet burg për Neymar plus 10 milionë euro gjobë dhe pesë vjet për ish-presidentin Rosell./Shqip.com