Neymar: Kam bërë gjithçka për tu rikthyer në Barcelonë
Sulmuesi brazilian, Neymar e ka konfirmuar se ai dëshironte të rikthehej në “Camp Nou”, pas një fillimi të vështirë të karrierës së tij në “Parc des Princes”.
Sulmuesi dëshironte një rikthim te Barcelona gjatë afatit kalimtar në verën e vitit 2019.
“Unë u përpoqa të kthehem te Barca. Ne provuam gjithçka, por nuk ishte e mundur”, ka thënë Neymar në një intervistë për mediat franceze.
Por, duket se tani braziliani është i lumtur në Paris, pas ardhjes së Lionel Messit.
“Jam shumë i lumtur që Leo pati mundësinë të vinte këtu. Ai është shoku im dhe kalojmë shumë mirë”, ka shtuar ai.
Paris Saint-Germain pagoi një shifër rekord prej 222 milionë euro për të nënshkruar me Neymarin nga skuadrat spanjolle në vitin 2017, duke i dhënë kështu fund një qëndrimit katërvjeçar në “Camp Nou”.
30-vjeçari me PSG-në ka bërë 132 paraqitje, duke shënuar edhe 91 gola dhe asistuar 56-të të tjerë./Shqip.com