Sport Ndërkombëtar

Neymar Jr i siguron fitoren PSG-së

Neymar Jr

Një gol, tre pikë.

Paris Saint Germanin ka triumfuar ndaj Nantes me rezultat 1-0 – në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue 1.

Njeriu i ndeshjes: Neymar Jr.

Kur po zhvillohej minuta e 30-të, Nemar e dërgoi topin në rrjetë – pas një asistimi maestral nga Leo Messi.

Për – sulmuesin brazilian – ky ishte goli i tetë në këtë sezon, teksa për argjentinastin – asistimi i shtatë.

Tashmë – PSG-ja ngritet në kuotën e 19-të pikëve – dhe është liderë në elitën e futbollit francez.

Dy pikë më pak ka Lens – që gjendet një pozitë më poshtë, teksa Marseille e pozitës së tretë numëron 16-të, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com