Sport Ndërkombëtar

Neymar do të kthehet në shtëpi!

Neymar Jr

Neymar, thuajse me siguri do ta ndërpresë kontratën me ligën saudite, Al Hilal, verën e ardhshme dhe po bëhen gjithnjë e më të forta spekulimet se më pas ai do të bëjë një transferim në klubin ku ka nisur karrierën profesionale.

Bëhet fjalë për gjigantin brazilian Santos dhe faktin që gjërat janë tashmë në fazën finale e vërtetoi edhe prezenca e futbollistit në ndeshjen e fundit të kësaj skuadre ndaj Palmeiros, duke veshur fanellën me numrin 10 të vendasve.

Neymar thuhet se zbriti në dhomën e zhveshjes pas takimit dhe u tha shokëve të tij të ardhshëm të skuadrës se së shpejti do të nënshkruajë për ekipin ku filloi karrierën e tij.

/Shqip.com