Neymar: Aurelio foli broçkulla

Neymar Jr. konsiderohet si njëri nga lojtarët më të talentuar në botën e futbollit modern.
Madje, ylli i PSG-së rangohet si më i miri pas Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos për shumë fansa të sportit.
Megjithatë, ai kurrë nuk ka arritur të vë dorë mbi Topin e Artë – çmimin më prestigjioz individual.
Për këtë fakt kishte komentuar ish-futbollisti i Liverpool dhe Valencias, Fabio Aurelio i cili tha se Neymar dështoi për ta bërë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, sulmuesi i krahut i është kundërpërgjigjur atij duke deklaruar se Aurelio ka “folur broçkulla”, raporton “Goal“.
“Jam i lodhur nga këta ish-lojtarë që janë atje dhe hapin gojën vetëm për të folur”, tha Neymar në një histori në Instagram.
“Një intervistë pesë minutëshe dhe gjithçka që bëri ishte të fliste për jetën e njerëzve të tjerë”, u shpreh ai.
“Nëse doni të kritikoni, kritikoni. Por të flasësh kështu nuk është e mundur”, përfundoi Neymar.

Përndryshe, Neymar Jr. është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur u transferua te gjiganti francez nga Barcelona për shifrën e 222 milionë eurove në vitin 2017.
30 vjeçari ka shënuar 98 gola dhe ka dhuruar 58 asiste në 140 paraqitje për parisienët./Shqip.com