Newcastle thyen rekordin e skuadrës duke transferuar Isak

Skuadra e Premier Leagues, Newcastle ka thyer rekordin e skuadrës, duk e bërë Alexander Isakun lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Sulmuesi i ri ka kushtuar 59 milionë funte.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e re, duke e marr fanellën me numër 14.

Ai ka qenë pjesë e Real Sociedad, ku ka arritur të shënojë 44 gola në 132 paraqitje.
“Jam i kënaqur që e kam bërë. Ishte një vendim i madh, i madh për mua, por është një vendim me të cilin jam vërtet i lumtur. Është një klub i madh historik për të cilin mendoj se çdokush do të donte të luante, me tifozë të mrekullueshëm. Ata ishin një pjesë e madhe e arsyes pse erdha këtu – dhe gjithashtu projekti i klubit, i cili është ai në të cilin unë besoj vërtet”, tha ai.
HERE. WE. GO. 🇸🇪 pic.twitter.com/FTdo8vQfW4
— Newcastle United FC (@NUFC) August 26, 2022
Sulmuesi po ashtu ka bërë 37 paraqitje për kombëtaren suedeze dhe ka shënuar nëntë herë.
Ndeshjen e radhës Newcastle e ka kundër Wolves të dielën./Shqip.com