Sport Ndërkombëtar

Newcastle shënjestrojnë Darwin Nunez

Darwin Nunez është absolutisht në formën më të mirë të karrierës.

Kjo formë e mirë natyrisht se nuk është lënë pa u vënë re nga klube të ndryshme në top-5 ligat evropiane.

Njëra ndër to është tani edhe Newcastle United që u ble nga familja mbretërore e Arabisë Saudite, raporton “Goal”.

Darwin Nunez

Sulmuesi i Benficas është një nga objektivat kryesore të anglezëve për afatin kalimtar të verës.

Klubi është i prirur të shtojë një sulmues që mund të udhëheqë sulmin për vitet në vijim, ndërsa ata përpiqen të përmbushin ambiciet evropiane dhe përvoja e Nunez në Ligën e Kampionëve është mjaft tërheqëse.

Uruguajani me “As Águias” këtë sezon ka arritur që në 40 paraqitje të gjejë portën 34 herë dhe ka dhuruar katër asiste.

Darwin Nunez, Uruguai

Kurse, vlerën e tij në treg 22 vjeçari e ka 40 milionë euro, sipas “transfermarkt”.

Sulmuesi ishte pjesë e Almeiras spanjolle, para se t’i bashkohej Benficas në vitin 2020 për 24 milionë euro. /Shqip.com