“New York Times” sugjeron Vjosën për ta vizituar, Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar
Publikuar:
(13.01.2023 09:44:10)

Gazeta prestigjioze “New York Times” ka sugjeruar lumin Vjosa si njërin ndër vendet që duhet të vizitohet.
Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
“MIRËMËNGJES dhe me mbretëreshën e lumenjve të Evropës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, e cila sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e destinacioneve për t’u vizituar me patjetër këtë vit, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik” ka shkruar Rama.

Shefi i Qeverisë shqiptare dhe se kjo bukuri e rrallë, këtë pranverë do të pagëzohet si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë.
/Shqip.com