Nevina Shtylla tregon a janë të vërteta lajmet se do jetë pjesë e “BBV2”

Big Brother Vip ka dy muaj që kur ka përfunduar me një sukses goxha të madh.
Ende pa u zbuluar data se kur do fillojë formati i ri, kanë filluar të qarkullojnë lajme për personazhet “Vip” që do bëhen pjesë e “BBV 2”.
Ndër ta është përmendur edhe moderatorja shqiptare Nevina Shtylla.
Mirëpo, sa i përket Big Brother Nevina është shprehur se do e kishte të vështirë të këputej nga jeta që po bën tani.
“Nuk jam shumë tip, kam të tjera synime që dua të bëj. Absolutisht është format që të jep shumë shtysë në gjërat që do të bësh jashtë në moment që del. Prandaj them nuk e di, por në këtë moment e kam të vështirë të shkëputem në çdo gjë që jam duke bërë. Jo, nuk do të dashurohesha, me kë (qesh).”-u shpreh Nevina.
Kujtojmë se Nevina 12 vite më parë ka fituar edhe konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”./Shqip.com