Kulturë Kino

Netflix shfaq imazhet e para të sezonit të 3-të të “Emily in Paris”

Netflix ka zbuluar imazhet e para të sezonit të 3 të serialit “Emily in Paris”.

Sezoni i tretë dhe i katërt aktualisht po xhirohen në Francë.

Netflix do të ndajë detaje të tjera speciale për “Emily in Paris” më 24 shtator.

Sezoni 3 ndjek Emily-n pasi ajo e gjen veten në një udhëkryq vendimtar në çdo aspekt të jetës së saj. E përballur me dy rrugë shumë të ndryshme, Emily do të duhet të vendosë saktësisht se ku qëndrojë “besnikëria” e saj – në punë dhe në jetën e saj romantike dhe çfarë do të thonë këto vendime për të ardhmen e saj në Francë.

Imazhet e para të zbuluara sugjerojnë se Emily do të ribashkohet me të dashurin e saj britanik, të luajtur nga Laviscount.