Netflix publikon Top 10: “Anatomy of a Scandal”, kalon në vendin e parë

Seriali i “Anatomy of a Scandal” i ka dhënë fund mbretërimit të sezonit të dytë të “Bridgerton”, i cili ishte seriali numër një televiziv në gjuhën angleze në Netflix.
Por, gjërat ndryshuan në muajin prill, “Anatomy of a Scandal”, u shikua për 75.6 milionë orë në javën e dytë të disponueshmërisë, ndërsa “Bridgerton” grumbulloi 46 milionë dhe zbarkoi në vendin e dytë.

Në të tretën ishte seriali i ri “Conversations With a Killer: The John Wayne Gacy Tapes” me 37.5 milionë dhe seriali “The Ultimatum: Marry or Move On” ishte në e katërta me 29 milionë.
Pjesa tjetër e 10 serialeve televizive në gjuhën angleze përfshinte sezonin 5 “Selling Sunset, “Bridgerton” Sezonin 1,”Hearstopper” Sezonin 1, “The Creature Cases” Sezoni 1.
Filmat në gjuhën angleze “Choose or Die” ishin në vendin e parë me 15.3 milionë dhe “The In Betëeen” ishte në vendin e dytë me 13.4 milionë orë.
Ndërkaq, nga filmat që nuk janë në gjuhën angleze “The Taming of the Srewd” doli i pari me 9.3 milionë orë shikime dhe “Furioza” ishte në vendin e dytë me 6.2 milionë orë.